Artikuj

,

Lajme

,

Media

MBLEDHJA E ZAKONSHME E KOLEGJIT TË URDHRAVE DHE MEDALJEVE

Ditën e enjte 25 qershor 2026, Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve u mblodh në seancë të zakonshme me rend dite shqyrtimin e propozimeve për dekorime në urdhra kombëtarë dhe për merita ushtarake, si dhe raportime periodike të Kancelarisë mbi veprimtaritë e institucionit gjatë muajve të fundit.

Pas shqyrtimit të hollësishëm, Kolegji përcolli përfundimet e tij pranë Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Mbrojtjes, për vendimmarrje përfundimtare.