Artikuj

,

Lajme

,

Media

KANCELARI NË 100-VJETORIN E THEMELIMIT TË MUZEUT TË LEGJIONIT TË NDERIT NË PARIS

Kancelari i Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës, Z. Tomi Frashëri, mori pjesë në mbrëmjen galà të organizuar më 11 shtator 2025, me rastin e 100-Vjetorit të themelimit të Muzeut të Legjionit të Nderit dhe Urdhrave Kalorësiake në Paris, nga Shoqata e Miqve të këtij Muzeu, nën patronazhin e lartë të Kancelarit të Madh të Urdhrit të Legjionit të Nderit.

 

Muzeu i Legjionit të Nderit dhe i Urdhrave kalorsiakë (Musée de la Légion d’honneur et des ordres de chevalerie) është muzeu më i madh në botë i llojit të vet dhe referenca kryesore e koleksionistëve dhe studiuesve të faleristikës. Ai pasurohet dhe promovohet çdo ditë përmes Shoqatës së Miqve (Société des Amis du Musée de la Légion d’honneur et des ordres de chevalerie – SAMLHOC), e cila gëzon patronazhin e lartë të Presidentit të Republikës Franceze.

 

I shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Francë, Z. Dritan Tola, Z. Tomi Frashëri pati mundësinë t’i paraqiste të ftuarve të interesuar sistemin e ri të nderimeve publike në Shqipëri. Mes tyre ndodheshin personalitete të shquara civile dhe ushtarake, lauratë të Çmimit Nobel në fizikë, anëtarë të Akademisë Franceze, shkrimtarë dhe industrialistë.

 

Z. Tomi Frashëri është anëtar i rregullt i SAMLHOC prej dhjetorit 2019.