Thomas Frashëri & Ajten Toptani Ex Libris, nr. 406, 2 tetor 2026, ff. 2-4.
Në numrin 406 (e premte, 2 tetor 2026) të gazetës letrare Ex Libris, Kancelari Frashëri dhe kolegu Ajten Toptani, ekspert pranë Kancelarisë, kanë bashkuar penat në një artikull kushtuar një fakti historik të panjohur deri më sot: dekorimin nga Franca me Palmat e Oficerit të Arsimit Publik (Palmes d’Officier de l’Instruction Publique) të personalitetit të njohur të letrave dhe të kulturës, Mid’hat Frashëri, alias Lumo Skëndo. Artikulli, i cili botohet me rastin e 77-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, synon të vërë në zbatim porosinë që ligji i ka dhënë Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës për të ruajtur dhe promovuar kujtesën e dekoratave dhe të të dekoruarve. Punimi që i propozohet lexuesit ilustrohet nga një portret në akuarel i Mid’hat Frashërit me Palmat e Oficerit të Arsimit Publik, realizuar enkas nga kolegu Ajten Toptani.

