Artikuj

,

Lajme

,

Media

KRIJIMI I URDHRIT EUROPIAN TË MERITËS

Më 19 maj 2026, në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg, 13 nga 20 laureatët e parë morën pjesë në ceremoninë e dekorimit me Urdhrin Europian të Meritës nga Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, personalitete që kanë dhënë kontribute të shquara për integrimin europian dhe mbrojtjen e vlerave të BE-së.

Ndër të dekoruarit të pranishëm gjatë dekorimit në Strasburg, figurojnë Pietro Parolin, Kardinal dhe Sekretar i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Havier Solana, ish-Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, Marc Gjidara, profesor emeritus i drejtësisë, si dhe Angela Merkel, ish-kancelarja gjermane, Lech Wałęsa ish-presidenti i Polonisë dhe Volodymyr Zelenskyy, Presidenti i Ukrainës si Anëtarë të Shquar të Urdhrit.

Urdhri Europian i Meritës u krijua në prag të 75-vjetorit të Deklaratës Schuman, në vitin 2025. Parlamenti Europian vendosi për të institucionalizuar një formë te re vlerësimi për ata që nëpërmjet veprës dhe jetës së tyre, kanë forcuar themelet e Europës së bashkuar, të demokracisë si dhe kanë kontribuar në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave europiane. Urdhri Evropian i Meritës përbëhet nga tre shkallë në rend zbritës: Anëtar i Shquar, Anëtar i Nderuar, dhe Anëtar.

Ky urdhër nuk është thjeshtë një nderim, ai është një dëshmi se Europa ndërtohet nga njerëz që zgjedhin solidaritetin mbi ndarjen, siç u shpreh dhe në fjalën e saj përshëndetëse gjatë ceremonisë Presidentja Metsola. 

Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës së Shqipërisë shpreh gëzimin e saj për themelimin dhe nismën historike të Parlamentit Europian, për krijimin e Urdhrit Europian të Meritës, i cili është dhe nderimi i parë i këtij lloji dhënë nga një institucion i Bashkimit Europian.