Artikuj, Lajme

100-VJETORI I URDHRIT TË SKËNDERBEUT, KTHIMI I DEKORATAVE SI SHENJA KULTURORE BRENDA SHTETIT

Nga Thomas Frashëri botuar në gazetën Ex Libris, nr. 367, 31 dhjetor 2025, ff 2-4.

Në gazetën letrare ExLibris, Kancelari Thomas Frashëri ka botuar një artikull kushtuar 100-vjetorit të krijimit të Urdhrit të Skënderbeut, i kremtuar me solemnitet në hollin e Pallatit të Kongreseve më 10 dhjetor 2025. Ngjarja, e paprecedentë në gamën e eventeve përkujtimore të Shtetit shqiptar, shërbeu për të njohur publikun me punën e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës dhe me tre urdhrat kombëtarë të aktivizuar rishtas: Urdhrin Suprem të Shqiponjës, Urdhrin e Skënderbeut dhe Urdhrin e Lisit Akademik. Artikulli i krahason modelin britanik dhe atë francez të nderimeve dhe e vendos Ligjin nr. 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” si një akt kulturor të shtetit, që rikthen një traditë të ndërprerë dhe e shndërron nderimin në shenjë të një kulture shtetërore të meritës. Në fund shënon një njohje ndërkombëtare: nga 17 dhjetori 2025, shenjat e urdhrave kombëtarë shqiptarë janë pjesë e koleksionit të Muzeut të Legjionit të Nderit në Paris.

Për më shumë, lexoni artikullin e plotë këtu.