Artikuj

,

News

,

Media

,

Announcements

MBLEDHJA E ZAKONSHME E KOLEGJIT TË URDHRAVE DHE MEDALJEVE

Ditën e premte, 3 prill 2026, Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve u mblodh në seancë të zakonshme me rend dite shqyrtimin e propozimeve të Kryeministrit për dekorim në Urdhrin Suprem të Shqiponjës, në Urdhrin e Skënderbeut dhe në Urdhrin e Lisit Akademik, të disa shtetasve shqiptarë dhe të huaj, si edhe për të dëgjuar raportimin periodik të Kancelarisë mbi veprimtaritë e institucionit gjatë muajve të fundit.


Pas shqyrtimit të thelluar të propozimeve, Kolegji përcolli përfundimet e tij pranë Presidentit të Republikës, Kryetar i Urdhrave, për vendimmarrje përfundimtare.

Në mbledhjen e kryesuar nga Kancelari morën pjesë të gjithë anëtarët e Kolegjit. Gjatë mbledhjes u instalua në vendin e tij si anëtar ex lege, Dekani i Urdhrit Suprem të Shqiponjës, funksion i mbajtur nga ish-Presidenti i Republikës, Z. Alfred Moisiu.


Z. Moisiu, Yll i Madh i Urdhrit Suprem të Shqiponjës, është aktualisht anëtari më i vjetër i Urdhrit dhe titullari i shkallës më të lartë të tij.


Me instalimin e Z. Moisiu si Dekan u plotësua edhe fizionomia e Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve në respekt të përcaktimeve ligjore në fuqi.