Programi i Transparencës së Kancelarisë është miratuar me Urdhrin Nr. 9, datë 09.02.2026 të Kancelarit.
Bazuar në nenin 7, të ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit", i ndryshuar, Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, në vijim "KUMR" publikon Programin e Transparencës (në vijim "PT") sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale (në vijim "Komisioneri").
Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar dhe datën e përditësimit të fundit.
Në PT-në e KUMR-së janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t'u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të KUMR-së.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe ato me efekt të drejtëpërdrejtë për ta, bëhen publike brenda 48 orëve prej miratimit të aktit.
Nëse informacioni pjesë përbërëse e PT nuk zotërohet, atëherë bëhet shënimi përkatës (p.sh. nuk ka informacion, nuk ofron shërbim, etj.)
Tekstet e plota:
Akte nënligjore:
Faqja zyrtare e Kancelarisë është aktualisht në ndërtim dhe në proces përditësimi teknik. Kërkojmë ndjesë për çdo vështirësi që mund të hasni gjatë aksesit.
Faleminderit për mirëkuptimin!