BIBLIOGRAFI DHE GJËRA TË LEXUARA

“PALMAT E MID’HAT BEUT”

Thomas Frashëri & Ajten Toptani Ex Libris, nr. 406, 2 tetor 2026, ff. 2-4. Në numrin 406 (e premte, 2 tetor 2026) të gazetës letrare Ex Libris, Kancelari Frashëri dhe kolegu Ajten Toptani, ekspert pranë Kancelarisë, kanë bashkuar penat në një artikull kushtuar një fakti historik të panjohur deri më sot: dekorimin nga Franca me Palmat e Oficerit të Arsimit Publik (Palmes d’Officier de l’Instruction Publique) të personalitetit të njohur të letrave dhe të kulturës, Mid’hat Frashëri, alias Lumo Skëndo. Artikulli, i cili botohet me rastin e 77-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, synon të vërë në zbatim porosinë

Read more

“NËNË TEREZA” – NJË JUBILE TJETËR

Artikull i botuar në gazetën ExLibris, 12 shtator 2026.      Përvjetori i 10-të i kanonizimit të Nënë Terezës, gjatë kësaj vjeshte, përkon me një tjetër jubile, atë të 35-vjetorit të krijimit të vlerësimit honorifik shtetëror që mban emrin e saj. Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës përkujton me nderim, në këtë kontekst, shqiptaren e veprës së madhe njerëzidashëse, si edhe “pajtoren” e njërës prej dekoratave më të rëndësishme të shtetit shqiptar.      Përpara se të kthehej në një simbol të gjallë mbarëkombëtar, Shenjta Nënë Terezë ishte njohur botërisht për angazhimin vetjak përtej të zakonshmes dhe për vetëmohimin

Read more

100-VJETORI I URDHRIT TË SKËNDERBEUT, KTHIMI I DEKORATAVE SI SHENJA KULTURORE BRENDA SHTETIT

Nga Thomas Frashëri botuar në gazetën Ex Libris, nr. 367, 31 dhjetor 2025, ff 2-4. Në gazetën letrare ExLibris, Kancelari Thomas Frashëri ka botuar një artikull kushtuar 100-vjetorit të krijimit të Urdhrit të Skënderbeut, i kremtuar me solemnitet në hollin e Pallatit të Kongreseve më 10 dhjetor 2025. Ngjarja, e paprecedentë në gamën e eventeve përkujtimore të Shtetit shqiptar, shërbeu për të njohur publikun me punën e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës dhe me tre urdhrat kombëtarë të aktivizuar rishtas: Urdhrin Suprem të Shqiponjës, Urdhrin e Skënderbeut dhe Urdhrin e Lisit Akademik. Artikulli i krahason modelin britanik dhe

Read more