DECORATIONS

Procesi i propozimit për dekorim

HAPI 1 - PROPOZIMI PËR DEKORIM

Autoriteti propozues paraqet pranë KUMR (Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës) aktin e propozimit i cili shoqërohet me dokumentacionin provues, që vërteton plotësimin e kritereve përkatëse për dekorim.

HAPI 2 - VERIFIKIMI I PROPOZIMIT

KUMR verifikon nëse akti i propozimit i përmban të gjitha elementet formale të kërkuara nga ligji, duke hartuar për këtë qëllim raportin përkatës.
Nëse propozimi nuk është i plotë, Kancelaria kërkon me shkrim plotësimin e tij nga autoriteti propozues. Nëse propozimi është i plotë, KUMR njofton Kolegjin e Urdhrave dhe Medaljeve, duke i dërguar raportin përkatës për verifikimin e propozimit.

HAPI 3 - SHQYRTIMI I PROPOZIMIT

Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve shqyrton çështjen dhe përcjell vlerësimin e tij nëpërmjet Kancelarit pranë autoritetit përgjegjës për dhënien e dekoratës brenda një afati të arsyeshëm, Kancelari i njofton vlerësimin e Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve edhe autoritetit propozues.

Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve jep mendim të arsyetuar për miratimin e propozimit ose refuzimin e propozimit.

HAPI 4 - VENDIMI PËRFUNDIMTAR

Presidenti vendos për dhënien ose mosdhënien e dekoratës, pavarësisht vlerësimit përkatës të Kolegjit. Presidenti nxjerr dekret lidhur me dhënien e dekoratës. Ndërsa për medaljet e dhëna nga Kryeministri dhe Ministrat jepen me urdhër të Kryeministrit dhe Ministrit përgjegjës.

AUTORITETET PËRGJEGJËSE​

Kush mund të propozojë kandidatë për dekorim?

AUTORITETET PROPOZUESE

  • Kryetari i Kuvendit
  • Kryeministri
  • Këshilli i Lartë Gjyqësor
  • Këshilli i Lartë i Prokurorisë
  • Kryetari i Akademisë së Shkencave
  • Rektorët e institucioneve publike të arsimit të lartë
  • Krerët e bashkësive fetare të njohura nga ligji
  • Njësitë e vetëqeverisjes vendore

AUTORITETET DHËNËSE

  • Presidenti i Republikës së Shqipërisë
  • Kryeministri i Shqipërisë
  • Ministri i Mbrojtjes
  • Ministri i Brendshëm

Shënim:

* Dekoratat Presidenciale jepen me dekret të Presidentit.

* Dekoratat e Kryeministrit dhe ato ministrore jepen me urdhër të Kryeministrit dhe të ministrit përkatës

Propozime të veçanta: