Autoriteti propozues paraqet pranë KUMR (Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës) aktin e propozimit i cili shoqërohet me dokumentacionin provues, që vërteton plotësimin e kritereve përkatëse për dekorim.
Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve shqyrton çështjen dhe përcjell vlerësimin e tij nëpërmjet Kancelarit pranë autoritetit përgjegjës për dhënien e dekoratës brenda një afati të arsyeshëm, Kancelari i njofton vlerësimin e Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve edhe autoritetit propozues.
Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve jep mendim të arsyetuar për miratimin e propozimit ose refuzimin e propozimit.
Presidenti vendos për dhënien ose mosdhënien e dekoratës, pavarësisht vlerësimit përkatës të Kolegjit. Presidenti nxjerr dekret lidhur me dhënien e dekoratës. Ndërsa për medaljet e dhëna nga Kryeministri dhe Ministrat jepen me urdhër të Kryeministrit dhe Ministrit përgjegjës.
Shënim:
* Dekoratat Presidenciale jepen me dekret të Presidentit.
* Dekoratat e Kryeministrit dhe ato ministrore jepen me urdhër të Kryeministrit dhe të ministrit përkatës
Propozime të veçanta:
Faqja zyrtare e Kancelarisë është aktualisht në ndërtim dhe në proces përditësimi teknik. Kërkojmë ndjesë për çdo vështirësi që mund të hasni gjatë aksesit.
Faleminderit për mirëkuptimin!