[MSHU]
Medalja e Shërbimit Ushtarak modelohet në shembullin e medaljeve për njerëzit në uniformë që praktikohen sot në shumicën e vendeve europiane dhe të shteteve anëtare të NATO-s. Kjo medalje, në tri shkallë, ka si simbol shqiponjën dykrenore në modelin art deco të viteve 1930, e cila mban në kthetra shpata dhe mbi krye përkrenaren e Skënderbeut me vështrim heraldik majtas. Nga njëri skaj në tjetrin të flatrave shkruhet legjenda “Shërbim Ushtarak”.
Medalja “u jepet personave që janë pjesë e personelit ushtarak dhe civil në Forcat e Armatosura për njohjen e përkushtimit dhe kontributit në shërbim të interesave kombëtarë dhe kryerjen me përgjegjësi të lartë të detyrave”.
Medalja e Shërbimit Ushtarak përbëhet, në rend zbritës, nga këto shkallë:
[MSHRP]
Medalja e Shërbimit të Rendit Publik modelohet në shembullin e medaljeve për njerëzit në uniformë që praktikohen sot në shumicën e vendeve europiane. Kjo medalje, në tri shkallë, ka si simbol shqiponjën dykrenore në modelin e përdorur sot gjerësisht në shenjat e Policisë së Shtetit. Në të dy anët e saj janë vendosur simbolet e forcës së ligjit (shpata) dhe të zbatimit të tij (skeptri i drejtësisë). Nën simbolet e përshkruara më sipër shkruhet legjenda “Për Shërbim në Rendin Publik”.
Medalja “u jepet shtetasve shqiptarë dhe të huaj si shenjë nderimi për kontributin e dhënë në luftën kundër krimit, për mbrojtjen e jetës, rendit dhe qetësisë publike, ruajtjen dhe administrimin e pronës, kontrollin e situatave të jashtëzakonshme, si dhe për ushtrimin me kurajë dhe guxim të përgjegjësive dhe detyrave, që parashikohen në legjislacionin që rregullon rendin e sigurinë publike”.
Medalja e Shërbimit të Rendit Publik përbëhet, në rend zbritës, nga këto shkallë: