Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës së Shqipërisë është institucioni kombëtar që garanton administrimin, ruajtjen dhe promovimin e sistemit shtetëror të dekoratave. Ajo vepron si struktura përgjegjëse për të mbrojtur integritetin, dinjitetin dhe prestigjin e urdhrave dhe medaljeve që akordohen nga autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, duke siguruar që këto vlerësime të mbeten shprehje autentike e meritës dhe shërbimit ndaj vendit. Kancelaria funksionon si mekanizëm institucional në shërbim të shtetit dhe qytetarëve për të garantuar që nderimet publike të jepen mbi baza të drejta, transparente dhe meritokratike, duke ruajtur njëkohësisht simbolikën dhe traditën që ato përfaqësojnë në identitetin kombëtar.
Kancelaria ka për mision të sigurojë mbrojtjen e simboleve të tyre, të mbajë gjallë kujtesën e domethënies që mbartin dhe të shërbimeve e kontributeve të të dekoruarve ndër vite, si edhe të promovojë vlerat historike, shoqërore dhe qytetëruese që nderohen përmes dhënies së tyre.

Kancelaria luan një rol thelbësor në garantimin e besueshmërisë së sistemit të dekorimeve shtetërore, duke vepruar si kujdestare e standardeve që përcaktojnë se kush dhe pse nderohet në emër të Republikës së Shqipërisë.
Simboli i Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës u përgjigjet kritereve të një logoje, duke përfshirë një paraqitje dhe një lexim pjesërisht heraldik, që e pasurojnë nga pikëpamja strukturore dhe e ndërlidhin me traditën më të mirë të simboleve kombëtare dhe të nderimeve publike në përgjithësi.
Garant i kujtesës dhe meritës shtetërore
Respektimi i detyrimit ligjor për një sistem unitar dekoratash në përputhje me modelin euro perëndimor.
Arkivim historik, ruajtje e trashëgimisë dhe kujtesës materiale të dekoratave dhe mbajtësve të tyre.
Konsolidimi i të gjitha praktikave ceremoniale dhe protokollare.
Forcimi i rolit koordinues me institucionet partnere

Për realizimin e misionit të saj, Kancelaria ushtron këto funksione kryesore:
Kolegji i Kancelarisë përbëhet nga anëtarë të emëruar për ekspertizën dhe përvojën e tyre në fusha të ndryshme.
Kolegji ka rolin vendimtar në vlerësimin dhe rekomandimin e dekorimeve.
Kryetar
Anëtare/Zëvendëskryetare
Anëtar
Anëtar
Anëtar
Anëtar
Dekan
Dekan
Dekan
Me urdhrin nr. 88, datë 20.6.2025 të Kryeministrit, u miratua struktura dhe organika e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve.