KOLEGJI I URDHRAVE DHE MEDALJEVE

Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve është organ drejtues i Kancelarisë i përbërë nga nëntë anëtarë si më poshtë:

MANDATI

Anëtarët e emëruar nga Presidenti i Republikës, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave ushtrojnë mandatin e tyre për një periudhë katërvjeçare, me të drejtë riemërimi.

Kolegji i KUMR-it

kryen këto detyra:

Verifikon meritat dhe cilësitë morale të subjekteve të propozuara për dekorim.

Shqyrton dosjet e kandidaturave për dekorim, të paraqitura nga autoritetet propozuese.

Jep mendim të arsyetuar për ligjshmërinë dhe dobishmërinë e dhënies së dekorimit dhe njofton autoritetet përkatëse

Mbikëqyr hartimin e raporteve nga punonjësit e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve.

Mbikëqyr mbajtjen e regjistrave dhe arkivave për personat e dekoruar.

Nxjerr udhëzime për mbajtjen publike të dekoratave të huaja nga shtetasit shqiptarë në Republikën e Shqipërisë.

ANËTARËT E KOLEGJIT​

Z. Tomi Frashëri

Kancelar

Kryetar

Znj. Fjorida Ballauri

Përfaqësuese e emëruar nga Presidenti

Zëvendëskryetare

Z. Artur Bushati

Drejtori i Protokollit të Shtetit

Anëtar

Z. Vasil Tole

Përfaqësues i Akademisë së Shkencave

Anëtar

Z. Jeronim Bazo

Emëruar me VKM

Anëtar

Z. Plator Kalakula

Emëruar me VKM

Anëtar

Z. Alfred Moisiu

Dekan i USSH

Anëtar

Z. Ismet Elezi

Dekan i US

Anëtar

Z. Besim Elezi

Dekan i ULA

Anëtar

Njoftime

MBLEDHJA E ZAKONSHME E KOLEGJIT TË URDHRAVE DHE MEDALJEVE

Ditën e enjte 25 qershor 2026, Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve u mblodh në seancë të zakonshme me rend dite shqyrtimin e propozimeve për dekorime në urdhra kombëtarë dhe për merita ushtarake, si dhe raportime periodike të Kancelarisë mbi veprimtaritë e institucionit gjatë muajve të fundit. Pas shqyrtimit të hollësishëm,

Lexo më shumë »

MBLEDHJA E ZAKONSHME E KOLEGJIT TË URDHRAVE DHE MEDALJEVE

Ditën e martë 2 qershor 2026, Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve u mblodh në seancë të zakonshme me rend dite shqyrtimin e propozimeve për dekorime për merita civile dhe ushtarake, si dhe raportime periodike të Kancelarisë mbi veprimtaritë e institucionit gjatë muajve të fundit. Pas shqyrtimit të hollësishëm, Kolegji përcolli

Lexo më shumë »

MBLEDHJA E ZAKONSHME E KOLEGJIT TË URDHRAVE DHE MEDALJEVE

Ditën e premte, 3 prill 2026, Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve u mblodh në seancë të zakonshme me rend dite shqyrtimin e propozimeve të Kryeministrit për dekorim në Urdhrin Suprem të Shqiponjës, në Urdhrin e Skënderbeut dhe në Urdhrin e Lisit Akademik, të disa shtetasve shqiptarë dhe të huaj, si

Lexo më shumë »

Pyetje të shpeshta

Kryetar i Kolegjit është Kancelari i Urdhrave dhe Medaljeve, ndërsa zëvendëskryetar është përfaqësuesi i emëruar nga Presidenti i Republikës.

Anëtarët e emëruar kanë mandat 4-vjeçar, me të drejtë riemërimi. Disa anëtarë janë pjesë e Kolegjit për shkak të funksionit që ushtrojnë (ex officio). Ref. (Ligji 93_2022 Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë)

Procesi nis kur një autoritet i autorizuar paraqet propozimin pranë Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve, së bashku me dokumentacionin përkatës.

Kolegji jep një mendim të arsyetuar: miratim ose refuzim të propozimit. Ky mendim i përcillet autoritetit përgjegjës për dhënien e dekoratës dhe autoritetit propozues.

Vendimi përfundimtar për dhënien ose jo të dekoratës merret nga Presidenti i Republikës, i cili ushtron këtë kompetencë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Kolegji shqyrton meritat, kontributin dhe cilësitë morale të personit ose subjektit të propozuar, si dhe vlerëson ligjshmërinë dhe rëndësinë e aktit të dekorimit.