CERTIFIKATAT

DISA TË DHËNA TEKNIKE
MBI
URDHRAT, MEDALJET DHE DOKUMENTIMIN E DHËNIES SË TYRE

Në përputhje me traditën euro-perëndimore, shiritat e urdhrave dhe medaljeve prodhohen në mëndafsh të quajtur “me ujra”, ose mëndafsh i ujëzuar.

Secila shkallë e urdhrave dhe e medaljeve pajiset me një miniaturë për përdorime të veçanta sipas veshjeve dhe uniformave ushtarake.

Secila shkallë e urdhrave dhe Medalja e Kryeministrit për Mirënjohje Publike pajiset gjithashtu me një rozetë që mbahet në përditshmëri në butonierën [vrimën] e jakës së xhaketës. Medaljet në përgjithësi nuk pajisen me rozeta, por mund të reduktohen në formatin e një spile pa shirit për përdorim të përditshëm.

Certifikatat e Urdhrave janë prej kartoni të shtrenjtë horizontal me përmasa standarte A3 (420 x 297 mm). Letrat e njoftimit të Medaljeve janë prej kartoni të shtrenjtë, me përmasa standarde A4 (210 x 297 mm).