Medalja e Kryeministrit për Mirënjohje Publike vijon të ruajë shenjat me të cilat u pajis në vitin 2019 si një përpjekje për t’u familjarizuar me formatet euro-perëndimore të dekoratave. Në këtë kuptim, për shkak të simbolikës (Ylli i formalizuar nga simboli i Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), të estetikës së hollë dhe të dekorimit me të të personaliteteve më të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit, kjo medalje ka luajtur deri me sot një rol unifikues dhe përfaqësues me impakt të konsiderueshëm.
Me prestigj të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar, Medalja “jepet për të vlerësuar kontribute të shquara në shërbim të shtetit shqiptar dhe të forcimit të shoqërisë demokratike brenda dhe jashtë vendit”.
Medalja e Mirënjohjes Publike përbëhet, në rend zbritës, nga këto shkallë:
Medalja e Artë e Mirënjohjes Publike (Kordoni i Madh me Yll);
Medalja e Argjendtë e Mirënjohjes Publike (Ylli i Madh);
Medalja e Bronztë e Mirënjohjes Publike (Ylli).
Medalja e Artë e Mirënjohjes Publike (Kordoni i Madh me Yll) (foto majtas), Medalja e Argjendtë e Mirënjohjes Publike (Ylli i Madh) (foto në mes), Medalja e Bronztë e Mirënjohjes Publike (Ylli) (foto djathtas).
Foto nga dhënia e Medaljes së Mirënjohjes Publike nga Kryeministri disa personaliteteve të shquara
Faqja zyrtare e Kancelarisë është aktualisht në ndërtim dhe në proces përditësimi teknik. Kërkojmë ndjesë për çdo vështirësi që mund të hasni gjatë aksesit.