Logoja e Kancelarisë

Logoja e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës është një gjethe lisi e stilizuar, me ngjyrat kombëtare kuqezi, e cila i brendashkruhet dhe kornizon njëherazi një shqyt, të stilizuar si të papërfunduar, me fushë të zezë dhe bordura të holla të kuqe.

1.

Gjethet e lisit dhe të dafinës përfaqësojnë tradicionalisht dinjitetin, lavdinë, guximin dhe trimërinë. Gërshetimi i tyre në formë kurore është një nga simbolet e urdhrave dhe të medaljeve në Evropë e në botë dhe përdoret rëndom si çernierë (kapëse) mes medaljonit të dekoratës e shiritit të saj.

2.

Shqyti i vijëzuar me bordurë të hollë të kuqe.

3.

Ylli i praruar në pjesën e privilegjuar të tij nga pikëpamja heraldike, përfaqëson yllin gjashtëcepash të vulës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Ai simbolizon gjithashtu meritën individuale dhe vlerën e posaçme të shërbimit ndaj komunitetit si një shembull ndriçues e frymëzues për kombin.

4.

Gjethe dafine e gjelbër.