ULA

ORDER OF ACADEMIC OAK

Urdhri i Lisit Akademik optimizon shenjat specifike të nderimit të meritave në fushën e kulturës, arsimit, arteve, shkencës, letërsisë dhe veprimtarive të lidhura me krijimtarinë në përgjithësi. Përmes tij, ligji përtëriu një dekoratë të mirëfilltë për këto merita të veçanta, në formatin dinjitoz të një urdhri kombëtar. Legjislacioni i shfuqizuar i viteve 2013-2025 nuk kishte lënë vend për dekorata në fushat e sipërpërmendura, duke ia transferuar vlerësimet për meritat përkatëse vetëm titujve të nderit.

I ndarë në tri shkallë, Urdhri i Lisit Akademik jepet “për merita dhe kontribute të veçanta në fushat e artit, kulturës, dijes, shkencës, arsimit, sportit, gazetarisë, si edhe në zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe vlerave demokratike”.

Pa ekuivalent të mirëfilltë në traditën shqiptare, urdhri frymëzohet nga urdhrat francezë të Palmave Akademike dhe të Arteve dhe Letrave, të cilët janë marrë  si modele edhe në vende të tjera. Krahasimisht me dekoratat frënge, risitë e propozuara janë: shtimi i shkallës së Yllit të Madh dhe heqja e shkallës së Oficerit; zëvendësimi i degëve të palmës me dy degë lisi dhe vendosja e dy shiritave të gjelbër përgjatë fashës violet. Urdhri është i nivelit kombëtar dhe jo një urdhër ministror siç është rasti në Francë.

Urdhri i Lisit Akademik përbëhet, në rend zbritës, nga këto shkallë:

  1. Ylli i Madh;
  2. Komandar;
  3. Kalorës.

Ylli i Madh i ULA

Komandari i ULA

Kalorësi i ULA

Foto të të dekoruarve në urdhrin kombëtar ULA