Ylli i Madh i Urdhrit të Skënderbeut, dhe me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 440, datë 05.12.2025
“Në vlerësim të kontributeve krejt të veçanta e të meritave jashtë të zakonshmes në përparimin shkencor të mirëfilltë të kërkimeve historike dhe filologjike në fushë të shqipes, me rezultate të spikatura në lëmin e onomastikës, por jo vetëm, të cilat shpalosin erudicion, përvojë profesionale, integritet dhe qartësi të lavdërueshme që nderojnë një punë shumëvjeçare jashtë zhurmës së përditshmërisë, por shumë fisnike dhe themelore për ruajtjen e standardeve më të larta akademikenë fushën e gjuhësisë”.
Prof. Dr. Seit Mansaku është një nga personalitetet më të rëndësishme të albanologjisë dhe gjuhësisë shqiptare, me një karrierë mbi 60-vjeçare në kërkim, mësimdhënie dhe botime shkencore. Si historian i gjuhës shqipe dhe specialist i pakontestuar i onomastikës, ai ka vendosur standarde të reja metodologjike dhe ka pasur ndikim thelbësor në zhvillimin e studimeve gjuhësore. Nëpërmjet angazhimit të tij në organizata dhe forume ndërkombëtare si AIESEE, si dhe bashkëpunimeve akademike me institucione të huaja, Prof. Mansaku ka përfaqësuar denjësisht shkencën shqiptare dhe ka pozicionuar albanologjinë si pjesë të rëndësishme të studimeve ballkanologjike dhe europiane. Kontributi i tij është i dukshëm edhe në drejtimin dhe redaktimin e botimeve shkencore “Studime Filologjike” dhe “Studia Albanica”, ku ka ndikuar në forcimin e standardeve të publikimeve akademike dhe në rritjen e besueshmërisë së tyre ndërkombëtare. Me integritet të lartë profesional dhe një trashëgimi të qëndrueshme shkencore, Prof. Mansaku ka luajtur një rol kyç në pasurimin e kulturës gjuhësore shqiptare dhe në afirmimin e dijes sonë në nivel ndërkombëtar.

“Është koha që ta vlerësojmë dhe ta mbrojmë identitetin e gjuhës shqipe, pa rënë në një purizëm varfërues.”
Faqja zyrtare e Kancelarisë është aktualisht në ndërtim dhe në proces përditësimi teknik. Kërkojmë ndjesë për çdo vështirësi që mund të hasni gjatë aksesit.
Faleminderit për mirëkuptimin!