Dekoruar me Yllin e Madh të Urdhrit Suprem të Shqiponjës, në dhjetor 2025, me dekret nr. 437, datë 05.12.2025 në vlerësim të kontributeve të veçanta, të shquara e të qëndrueshme në interes të kombit dhe të shtetit shqiptar, përmes një jete kushtuar shërbimit, si fillim dhe për një kohë të gjatë nën uniformë, e më pas në funksionet më të larta shtetërore të Kryetarit të Shtetit, duke i ushtruar ato me integritet, vetëdije shërbimi ndaj interesit të përgjithshëm dhe me vendosmërinë e palëkundur për të garantuar pacenueshmërinë e rendit kushtetues dhe mbrothësimin e vlerave demokratike.

“Shqipëria ka nevojë për bashkim, për qëndrim të përbashkët dhe për një kulturë politike e qytetare që vendos mbi gjithçka interesin kombëtar.” - Alfred Moisiu

DR. ALFRED MOISIU